<

Rezultatet e konkurseve të pranimit MASTER, 2021

Afishohen listat e kandidatëve fitues për ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” / “Master i Arteve”, për vitin akademik 2021-2022, të ndara sipas programeve përkatëse të studimit, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.

Këto të dhëna i gjeni të afishuara edhe në mjediset e Fakulteteve të Universitetit.
 

 

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues kryhet pranë Sekretarisë Mësimore përkatëse, deri në datën 17 Nëntor, 2021.

 

Sa i takon masave për t'u zbatuar për distancimin social për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ftohen të interesuarit të informohen duke shfletuar rregulloren mbi "Marrjen e masave ndaj COVID-19, në Universitetin e Arteve".



UNIVERSITETI I ARTEVE