BASICS - Edicioni i 14
I krijuar në vitin 1995 nga kritiku i artit Gillo Dorfles, Konkursi Ndërkombëtar i Dizajnit Trieste Contemporanea shpallet çdo dy vite, i hapur për dizenjues të cilët duan të provojnë krijimtarinë e tyre në një kontekst ndërkombëtar.
Një juri ndërkombëtare do të përzgjedhë projektet më të mira që do të paraqiten në ekspozitën e planifikuar, duke shpërblyer gjithashtu veprat që trajtojnë më mirë temën e këtij viti si dhe ku kërkohet punimi i një objekti të ri funksional, të thjeshtë por thelbësor.
Konkursi është i hapur! Afati i mbylljes së konkursit është data 12 dhjetor 2021. Hyrja është falas.
Konkurrentëve u kërkohet të konceptojnë një artikull origjinal dhe inovativ të dizajnit bashkëkohor.
Për informacione të mëtejme rreth temës dhe rregullave të konkursit, ju lutem referojuni faqes zyrtare www.triestecontemporanea.it si dhe mund të kontaktoni në: e-mail info@triestecontemporanea.it / telephone +39 040 639187.