Takim UART - UP
Ditën e mërkurë, datë 09.03.2022, në ambientet e Universitetit të Arteve u organizua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Këshillit Studentor të UART dhe përfaqësuesve të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky takim, i cili ishte i pari i këtij lloji, shërbeu si urë lidhëse bashkëpunimi dhe si një mënyrë njohjeje ndërmjet studentëve të të dy universiteteve.
Në ambjentet e UART, studentët përfaqësues së të dy universiteteve zhvilluan një takim të shkurtër me dy Zv. Rektorët, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Prof. Arian Paço, të cilën shprehën kënaqësinë e bashkëpunimeve ndërmjet universiteteve, me dëshirën që kjo nismë të zgjerohet edhe më tej.
Gjatë këtyre takimeve, studentët morën shembuj pozitivë marrëveshjesh, si dhe u motivuan për të përcjellë mesazhet e marra edhe organizimin e tyre brenda universitetit. Në përmbyllje të takimit, Këshilli Studentor i UART shoqëroi grupin e studentëve nga UP në një vizitë pranë ambienteve të fakulteteve të UART ku i njohën edhe më tej me infrastrukturën dhe stilin e mësimdhënies në fushën e artit ku ata studiojnë.
Këshilli Studentor i Universitetit të Arteve premtuan shumë shpejt një vizitë kthimi në UP “Hasan Prishtina”. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese nga të dyja palët.
FOTO GALERI