<

THIRRJE E HAPUR - LES BALKANNES

Shoqata kulturore Contempl’Art, me qendër në Paris, është në kërkim të talenteve të reja për edicionin e dytë të LES BALKANNES.

LES BALKANNES është një festival kulturor i cili promovon shprehjet artistike në Ballkan, veçanërisht tek të rinjtë. Contempl'Art u themelua me dëshirën për të ndihmuar artistët e rinj Ballkanas, të arrijnë një audiencë në skenën kulturore pariziane. Festivali zhvillohet në nëntor 2022, në Paris.
Pjesëmarrja është e lirë. Afati i fundit për të aplikuar është data 27.05.2022.


Ju ftojmë të gjeni të bashkangjitur thirrjen zyrtare (.pdf) për aplikimet të cilat përmbajnë të gjitha detajet rreth projektit.