<

FONDI I KRIJIMTARISE PER KOMPOZITORET E RINJ

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, si dhe me shpalljen e Tiranës “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, nga Forumi Europian i Rinisë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në përparësitë e saj për këtë vit, organizon veprimtari të rëndësishme kulturore dhe artistike.

Në përputhje me misionin dhe politikat e Ministrisë së Kulturës mbi nxitjen dhe përurimin e krijimtarisë kombëtare bashkëkohore si edhe njëkohësisht duke pasuruar fondin e krijimtarisë shqiptare me autorë të rinj dhe ata të karrierës, në mbështetje të kompozitorëve shqiptar dhe të promovimit të kulturës kombëtare në fushën e muzikës, ka kënaqësinë të shpallë Fondin e Krijimtarisë Muzikore Shqiptare për vitin 2022.

Ministria e Kulturës së bashku me Universitetin e Arteve dhe Shoqatën e Kompozitorëve Shqiptar, (ACA), do të bashkëpunojnë për të hartuar dhe konceptuar mënyrën dhe format e mbështetjes për krijuesit shqiptar.

Për më tepër informacion vizitoni lidhjen https://kultura.gov.al/thirrja-e-hapur-dedikuar-fondit-te-krijimtarise-muzikore-shqiptare/, si dhe dokumentacionin e bashkëngjitur