<

Thirrje për aplikime ICED2022

Universiteti i Hapur Helen, në Athinë, do të zhvillojë në mënyrë hibride (online dhe me prezencë fizike), Konferencën e 3-të Ndërkombëtare mbi Dizajnin Mjedisor ICED2022.

Konferenca do të kombinojë zhvillimet më të fundit shkencore në Projektimin Mjedisor, të tilla si qëndrueshmëria, ndotja, energjia, qytetet-ndërtesat, transporti, erozioni, ndryshimet klimatike, politika, pranimi social, ndikimet në shëndet. Konferenca është një mundësi unike për ekspertët dhe kërkuesit, që të mund të ndërveprojnë dhe vendosin në zbatim njohuritë e tyre dhe gjetjet më të fundit të kërkimeve, në hartimin dhe zhvillimet e proceseve mjedisore.

Konferenca zhvillohet në datat 22-23 Tetor 2022, në Athinë Greqi. 

Afati përfundimtar i aplikimeve është data 27 maj 2022.

Për aplikime dhe informacione të mëtejme, lutemi referojuni linkut: 

https://iced.eap.gr/call-for-papers/