<
Sondazhi Kombëtar i Studentëve
Të dashur studentë të Universitetit të Arteve,
Afati i fundit për plotësimin e Sondazhit Kombëtar është shtyrë deri në datën 5 Qershor, 2022.
Ju sjellim në vëmendje se ky është një proces shumë i rëndësishëm për matjen e cilësisë në arsimin e lartë, duke vlerësuar performancën e UART në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe mbështetjes ndaj gjithësecilit prej jush.
Ndaj ju ftojmë që të merrni pjesë në proces duke plotësuar pyetësorin.
Faleminderit!