<
Kalendarët për aplikimet dhe regjistrimet në UART
Përshëndetje,
Në vijim publikohen kalendarët për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2022-2023, në zbatim të:
- Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH me nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023”;
- Udhëzimit të MAS me nr. 10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe ne programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë” i ndryshuar;
- Udhëzimit të MAS me nr. 16, datë 29.06.2022 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin nr. 10, datë 15.05.2019 "Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë” i ndryshuar".
- Urdhrit të Rektorit të Universitetit të Arteve me nr.40, datë 14.07.2022, mbi "Marrjen e masave organizative për zbatimin e Urdhrit të Përbashkët Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2022-2023" në Universitetin e Arteve".
KALENDARËT
- Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kanditatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë
- Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë
- Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve shtetas të huaj me diploma të huaja të shkollës së mesme, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e përbashkëta të ciklit të parë dhe të dytë të integruar, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë në institucionet e arsimit të lartë
- Pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / ”Master i arteve”
- Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë
Universiteti i Arteve