Takimet përmbyllëse në Fakultetin e Muzikës
Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve, në datat 13, 14 dhe 15 Dhjetor, u zhvilluan takimet e fundit me Grupet e Vlerësimit të Jashtëm, për 8 programet e studimit, Master i Arteve në “Violinë dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Violë dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Violonçel dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Kontrabas dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Trombë dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Trombon dhe Mësuesi”, Master i Arteve në “Korno dhe Mësuesi” dhe Master Profesional në “Bastub dhe Mësuesi”, pjesë e Departamentit të Interpretimit, në Fakultetin e Muzikës.
Takimet mes Grupit të Vlerësimit të Jashtëm dhe përfaqësuesve të Fakultetit për këto programe studimi u zhvilluan sipas agjendës së miratuar paraprakisht nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Takimi i parë me ekspertët u mbajt nga Dekani, Prof. Dr. Isak Shehu dhe Përgjegjësi i Departamentit të Interpretimit, Prof. Arben Llozi, duke vazhduar më tej me Grupet e Vlerësimit të Brendshëm, Stafin Akademik, studentët dhe struktura të tjera të rëndësishme në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Sipas agjendës, grupi i ekspertëve kreu disa vizita edhe në ambjentet ku zhvillohet procesi mësimor i këtyre programeve ku prekën më nga afër edhe specifikën e tyre, kjo edhe nëpërmjet disa pjesëve muzikore që studentë të kitarës dhe fizarmonikës performuan gjatë takimit.
Këto takime përmbyllën me sukses dhe me angazhim maksimal procesin e vlerësimit të jashtëm në Fakultetin e Muzikës, për 20 programet e studimit të ciklit të dytë Master që ky fakultet ofron. Gjatë gjithë procesit ka patur bashkëpunim shume të mirë ndërmjet GVJ dhe UART, i cili iu përgjigj me rigorozitet të gjitha kërkesave brenda afateve të përcaktuara.
FOTO GALERI