EXPANSION EU4ART
Ditën e Enjte, më datë 16 Mars 2023, në Universitetin e Arteve u organizua një takim mikpritës dhe prezantues, në kuadër të Projektit EXPANSION EU4ART.
Delegacionet u pritën nga Rektori, Prof. Kastriot Çaushi së bashku me autoritete të tjera drejtuese të Universitetit të Arteve. Delegacioni përbëhej nga 3 Institucione Europiane të Arsimit të Lartë të Arteve të Bukura si:
- Akademia e Arteve të Bukura të Romës – me përfaqësues Claudio Libero Pisano, Kurator dhe Professor në Muzeologji, Drejtues I Shkollës së Komunikimit dhe të Trashëgimisë Artistike Bashkëkohore,
- Universiteti i Arteve të Bukura Dresden – me përfaqësues:
- Oliver Kossak, Rektor,
- Barbara Wille, Zv/Rektor Skulpturë,
- Kattrin Michel, Skenografi dhe Kostumografi,
- Kristin Marek Mësimdhënie Teorike dhe Histori Arti,
- Stefanie Wenner, Studime të Aplikuara në Teatër dhe Produksion Dramaturgjik
- Universiteti Hungarez i Arteve të Bukura Budapest –me përfaqësues:
- István Erős, Rektor,
- László Lelkes, Zv/Rector, Departamenti i Grafikës,
- Ferenc Józsa, EU4ART Projekt Menaxher, Drejtues i Zyrës së Projekteve,
- Ágnes Rozmann, Aleanca EU4ART Menaxhere e Përmbajtjes, Departamenti i Grafikës.
Projekti EXPANSION EU4ART zhvillohet në formën e një partnershipi midis 6 institucioneve të Arsimit të Lartë në Artet e Bukura, dhe e vendos Universitetin e Arteve në një nivel të ri të zbatimit të Ndërkombëtarizimit të Studimeve.
Fjalën e hapjes e mbajti Rektori, Prof. Kastriot Çaushi, i cili beri edhe një prezantim të Universitetit të Arteve dhe punës të zhvilluar në të.
Gjatë zhvillimit të takimit, pjesë e të cilit ishte edhe media, u bë prezantimi i Aleancës së Universiteteve EU4ART, si dhe u vijua me një takim në mjediset e lektoriumit “Tonin Harapi" me pjesëmarrje të studentëve dhe të personelit akademik të UART. Fokusi kryesor i këtij projekti i referohet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira të cilat synojnë të zgjerojnë infrastrukturën dhe njohuritë ekzistuese të universiteteve partnere, kjo nëpërmjet krahasimit të kurrikulave ekzistuese dhe krijimin e kurseve të përbashkëta.
Baza formale për këtë do të sigurohet nga një kurrikul e përbashkët për artet e bukura dhe krijimi i një rrjeti europian të punëtorive për mësimdhënien dhe praktikën artistike.
Kurrikula e re do të bazohet në një qasje ndërdisiplinore dhe ndërkombëtare, duke integruar metoda inovative pedagogjike dhe duke përfshirë teknologjitë digjitale. Kurrikula e re do të shërbejë si një model që mund të përdoret për universitetet e tjera evropiane, me synimin për krijimin e një Universiteti Evropian Virtual të Arteve deri në vitin 2025.
Pas prezantimit të Aleancës së Universiteteve EU4ART dhe të projektit të saj, delegacioni vizitoi atelierët dhe mjediset e Fakultetit të Arteve të Bukura, pjesë e saj edhe Ekspozita e Piktorit të njohur Orion Shima pranë Galerisë FAB.
Vizita do të vijojë me aktivitete të arteve të bukura në UARTdhe pranë institucioneve dhe galerive të tjera në kryeqytet.
FOTO GALERI