<

Memorandum, UART - Platforma Akademia

Më datë 05 Maj 2023, në Mjediset e Universitetit të Arteve u zhvillua takimi institucional midis Rektorit, Prof. Kastriot Çaushi dhe përfaqësuesit të Platformës Akademia L.L.C, Z., Z. Korab Dragidella.

Ky takim konsistoi në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim të ndërsjelltë mes Universitetit të Arteve dhe Platformës Akademia Sh.P.K në Prishtinë, me qëllim përcaktimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit antiplagjaturë për studentët e UART.

Platforma do të mundësojë procesin e ndërveprimit, komunikimit dhe kontrollimit të dokumenteve për Universitetin e Arteve, veçanërisht në punimet teorike dhe punimet e studimeve të doktoraturave.

Kjo qasje do të mundësojë procesin e ngarkimit dhe pagesave individuale për studentët me oferta preferenciale. Sa i përket vetë UART, ai do të ketë mundësinë të kryejë aktivitetet si:

  • Regjistrimi i kandidatëve të doktoraturës përmes formës së regjistrimit,
  • ofrimin i qasjeve në dokumentet e ngarkuara,
  • shkarkimin e raporteve dhe të certifikatave të ngjashmërisë,
  • qasje në statistika etj.

Të dy institucionet janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij memorandumi të mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar në UART.


FOTO GALERI


<<Kthehu - Tjetra>>