Thirrje e hapur - Realizimi i projekteve filmike UART
Universiteti i Arteve, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, në datën 07.07.2023 kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në mbështetje të programit Kombëtar “Pakti për Universitetin”.
Ndër të tjera, në Memorandumin e Bashkëpunimit palët kanë marrë angazhimin për të vazhduar mbështetjen financiare të projekteve filmike temë diplome të studentëve të vitit të 3-të Bachelor, në Fakultetin e Artit Skenik, Programi i Studimit “Regji Filmi dhe Televizioni”, për vitin akademik 2022-2023.
Në përmbushje të sa më lart, shpallet thirrja publike për përzgjedhjen e shtëpive kinematografike që do të marrin përsipër të realizojnë këto projekte. Shtëpitë filmike do të vlerësohen në bazë të dosjeve të paraqitura nga një Komision Ad-Hoc i ngritur pranë UART dhe QKK me ekspertë dhe profesionistë të fushës.
- Afati i aplikimeve: 14 - 31 Korrik, 2023.
- Shpallja e fituesve: 1 Gusht, 2023.
Për më shumë informacion si dhe për t'u njohur me kriteret e aplikimit shfletoni dokumentin e plotë duke klikuar këtu (pdf).