<

Memorandum Mirëkuptimi

Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua ndërmjet Universitetit të Arteve dhe “West University of Timisoara” (Universitetit Perëndimor të Timishoarës).

Ky Memorandum erdhi si rezultat i vizitës zyrtare në UART, të Delegacionit Rumun përbërë nga profesorë, doktorantë dhe studentë, kryesuar nga Prof. univ. dr. Lucian Rosca dhe Dr. Adrian Boba. Ky takim pati si qëllim vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i “West University of Timisoara” (Universiteti Perëndimor i Timishoarës) Prof. PhD Marilen-Gabriel Pirtea dhe Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi.

Në këtë Memorandum palët shprehën dakordësinë mbi bashkëpunimin e tyre në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nxitjen dhe promovimin e zhvillimit akademik në fushat përbashkëta të artit dhe kulturës si edhe nxitjen e shkëmbimeve studentore dhe stafit për të dy institucionet.

Të dy palët shprehin entuziasmin e tyre për zyrtarizimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet universiteteve. Ata theksojnë se me nënshkrimin e këtij Memorandumi, tashmë i lihet hapësira e nevojshme bashkëpunimeve dhe realizimeve konkrete të projekteve, për të arritur synimet e përbashkëta.

Agreement of Cooperation in the field of Higher Education and Research between University of Arts Tirana (Albania) and West University of Timisoara (Romania)


<<Kthehu - Tjetra>>