<

Rezultatet, konkurset 2023 raundi II

Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë" dhe Urdhrit të Përbashkët MAS – QSHA - RASH Nr. 10, datë 10.07.2023, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2023-2024”,

publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e dytë të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2023-2024, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:



NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët MAS – QSHA - RASH Nr. 10, datë 10.07.2023,

Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 22 shtator deri më 1 tetor 2023 (5 faza 48 orëshe), kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Dytë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.


BËNI KUJDES!

Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 22 deri më 23 Shtator 2023, e humbet të drejtën e regjistrimit, duke i lënë të drejtën e regjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.


Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
  • Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
  • Dy fotografi personale në formatin 4x6.
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.