<

Thirrje për artistët e Ballkanit Perëndimor

Ministria e Kulturës e Shqipërisë, në mbështetje të politikave strategjike për promovimin e artistëve të rinj, ju përcjell thirrjen për artistët e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova), të cilët banojnë në një nga vendet e Evropës Kreative, për të zhvilluar një rezidencë artistike në Porto, Portugali.

Kjo thirrje fton palët të zbulojnë marrëdhënie të reja pune dhe bashkëpunimi.

  • Dorëzimi i aplikimit: 06 shtator deri më 01 tetor 2023
  • Rezultatet e thirrjes së hapur: 09 tetor 2023
  • Periudha e qëndrimit: 29 maj deri më 29 qershor 2024


Për më shumë detajet klikoni linkun e mëposhtëm:

https://circolando.com/en/portfolios/convocatoria-culture-moves-candidaturas-abertas-ate-24-de-setembro/