<
Kredia Studentore - AKFAL
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka bërë publik njoftimin drejtuar studentëve me shtetësi dhe vendbanim në shqipëri, të cilët janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion publik të arsimit të lartë, lidhur me aplikimin për të përfituar nga skema e kreditimit studentor.
Gjeni njoftimin publik dhe informacionin mbi dokumentacionin që duhet të dorëzohet për aplikim, duke klikuar këtu.
Aksesoni formën e aplikimit duke vizituar adresën https://form.akfal.gov.al/.
Dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet fizikisht nga studentët pranë AKFAL në adresën: Rruga "Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Për më shumë informacion, shfletoni:
- Informacion mbi matricën e veprimeve të AKFAL, në lidhje me procesin e garantimit të skemës së kreditimit studentor, për vitin akademik 2023-2024 (pdf)
- Prezantim - Skema e kreditimit studentor (pdf)