<

Njoftim

Të nderuar miq,

Me trishtim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Kolegut tonë të dashur, Artistit dhe Mikut të mirë, Prof. Ali Osekut.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të veprës së tij.

Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe të kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve 90', do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

U prehtë në paqe!

Homazhet zhvillohen në hollin e Universitetit të Arteve, në 11:00 - 14.00.