<

Lamtumirë Prof. Kristo Daku

Me trishtim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Kolegut tonë të dashur, muzikantit dhe mikut të mirë, Prof. Kristo Daku.

Prof. Kristo Daku lindi në 20.04.1942. Pasi përfundoi Liceun Artistik në vitin 1959, vazhdoi studimet për Klarinetë në Konservatorin e Tiranës, duke i përfunduar ato në vitin 1966.

Ka qënë i emëruar klarinetë e parë në TOB, duke vazhduar më tej karrierën e tij si pedagog në Fakultetin e Muzikës të Institutit të Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve Tiranë, deri sa doli në pension.

Gjatë gjithë kohës, është karakterizuar nga studentët dhe kolegët e tij për urtësi, seriozitet e cilësi e lartë në mësimdhënie, duke diplomuar kështu dhjetra e dhjetra instrumentistë.

Për punë të shquar pedagogjike, në vitin 2000 iu akordua titulli “Profesor i Asociuar” si dhe në vitin 2007 titulli “Profesor”.

Universiteti i Arteve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të tij.