<

Ura me Tri Harqe - Edicioni XIV

Përfundoi me sukses manifestimi artistik “Ura me tri harqe” i cili u zhvillua në Universitetin e Arteve në datat 16 dhe 17, maj 2024.

Në këtë edicion të XIV- të të këtij aktiviteti, morën pjesë të tre institucionet e arsimit të lartë të hapësirës mbarë shqiptare, Tirana, Tetova dhe Prishtina.

Në këtë manifestim morën pjesë një numër i madh studentësh dhe pedagogësh të cilët me nivelin e lartë artistik në performancat e tyre, dëshmuan edhe një herë punën e madhe që bëhet në institucionet tona për edukimin e artistëve të rinj në të gjitha fushat e artit.

Në këtë edicion paraqitën punët e tyre në të gjitha zhanret, në një ekspozitë të përbashkët në galerinë e FAB, 52 studentë të arteve pamore, u shfaqën 12 filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër, u dhanë tre shfaqje ku morën pjesë 13 studentë të artit dramatik si dhe në fund, koncerti i përbashkët ku morën pjesë 44 studente nga departamentet e interpretimit duke na dhuruar një larmi veprash dhe interpretimesh.

Bashkëngjitur galeria fotografike sipas fushave të artit që u paraqitën në aktivitetit.
 

CEREMONIA E HAPJES

 

GALERIA

 

MUZIKA

 

TEATRI

 

FILMI

 

 

<<Kthehu - Tjetra>>