Mbledhja e parë e Senatit Akademik
Senati Akademik i Universitetit të Arteve, sot, më datë 2 Shtator 2024, zhvilloi mbledhjen e parë të tij.
Rektori, Prof. Dr. Erald BAKALLI, mbajti fjalën përshëndetëse, ku uroi anëtarët e Senatit dhe më tej i njohu ata me rendin e ditës.
Në këtë mbledhje u mor vendim mbi konstituimin e Senatit Akademik, pasuar nga zgjedhja e Nënkryetarit të Senatit, Prof. Najada HAMZA nga Fakulteti i Arteve të Bukura si dhe Zëvendësrektorit për anën mësimore, Prof. Asoc. Dorian ÇENE, nga Fakulteti i Muzikës, në bazë të propozimeve të Rektorit.
Në vijim, Senati mori vendim mbi përbërjen e Sekretariatit Teknik, i cili do t’i vijë në ndihmë Senatit Akademik gjatë punës së tij 4-vjeçare.
Në përmbyllje, Rektori ftoi të gjithë senatorët për bashkëpunim, në kuadër të adresimit të problematikave si dhe krijimit të një strategjie për zgjidhjen e tyre dhe zhvillimin e institucionit në tërësi.
FOTO GALERI