<

Rezultatet, konkurset 2024 në UART, Raundi i II-të

Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë" dhe Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025”,

publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e II-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2024 - 2025, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, dt. 05.07.2024,,

Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 28 deri më 29 Shtator, 2024, kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Dytë dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.


BËNI KUJDES!

Nëse kandidati/ja fitues/e nuk paraqitet në fazën e parë të regjistrimit, në datat 28 deri më 29 Shtator, 2024, e humbet të drejtën e regjistrimit, duke i lënë të drejtën e regjistrimit kandidatëve të tjerë fitues të gjendur poshtë vijës së kuqe.

 

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
  • Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
  • Dy fotografi personale në formatin 4x6.
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.