<

The Balkan Piano – Volume One

Në përmbushje të misionit tonë jo vetëm si staf akademik por edhe si artistë, kultivues, ruajtës dhe promovues të kulturës kombëtare dhe jo vetëm, pedagogu i Universitetit të Arteve, Dr. Amir Xhakoviq, vjen sot me albumin pianistik “The Balkan Piano – Volume One”.

Albumi “The Balkan Piano – Volume One” i cili është publikuar nga shtëpia diskografike presigjoze “Toccata Classics” në Londër, është projekt unik dhe novator, pasi për herë të parë sjell vepra përfaqësuese të kompozitorëve nga i gjithë Ballkani - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.

Albumi kërkon të hedhë dritë mbi muzikën klasike të rajonit që ka mbetur kryesisht brenda kufijve kombëtarë, duke i sjellë këto kompozime për herë të parë në një audiencë të gjerë ndërkombëtare. Shumë nga pjesët e përfshira nuk janë regjistruar asnjëhere më parë, dhe nuk janë publikuar asnjëherë në një shtëpi diskografike ndërkombëtare. Repertori është si një “mozaik ballkanik”, ku ndikimet perëndimore ndërthuren me traditat muzikore folklorike karakteristike të Ballkanit.

Ky album është rezultat i një kërkimi të thelluar dhe punës arkivore në dhjetë vende, të nxitur nga dëshira për të kuruar pjesë që jo vetëm rezonojnë me interpretuesin, por që edhe përfaqësojnë më të mirat në repertorin pianistik të çdo vendi. Albumi synon t'u japë këtyre veprave të panjohura vëmendjen dhe njohjen që meritojnë në skenën muzikore botërore.

 

<<Kthehu - Tjetra>>