Rezultatet, konkurset 2024 në UART, Raundi i III-të
Në zbatim të Udhëzimit të MAS Nr. 12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë" dhe Urdhrit të Përbashkët MAS - QSHA - RASH Nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2024-2025”,
publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në raundin e III-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2024 - 2025, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 112, dt. 05.07.2024,,
Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 21 deri më 22 Tetor, 2024, kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Fazën e Lirë/ Raundin e III-të dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
- Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
- Dy fotografi personale në formatin 4x6.
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.