<

Aplikimi për Bursë, 2024

Njoftohen studentët e Universitetit të Arteve të cilët aplikojnë për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë, për vitin akademik 2024-2025, se duhet të dorëzojnë aplikimet/ formularin dhe të gjithë dokumentacionin provues, fizikisht dhe elektronikisht nëpërmjet email, tek zyra e administratës pranë Fakultetit përkatës.

SHËNIM: Studentët me mesatare 9 deri në 10 (kriteret 9 dhe 10 sipas formularit për aplikim), nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga Sekretaria Mësimore.

Adresat email janë:


Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Nëntor, 2024.


Në vijim gjeni formularin:


Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:

Urdhrin e Rektorit me nr. 38 dt. 18/10/2024 mbi "Fillimin e procedurës së pranimit të aplikimeve dhe shqyrtimit të dokumentacionit, nga ana e Fakulteteve të Universitetit të Arteve, për studentët të cilët do të aplikojnë për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë, për vitin akademik 2024-2025"


UNIVERSITETI I ARTEVE