Përjashtim - reduktim nga tarifa e shkollimit, 2024
Njoftohen studentët e Universitetit të Arteve të cilët përfitojnë përjashtim ose reduktim nga tarifa vjetore e shkollimit, për vitin akademik 2024-2025, se duhet të dorëzojnë aplikimet/ formularin dhe të gjithë dokumentacionin provues, fizikisht dhe elektronikisht nëpërmjet email, tek zyra e administratës pranë Fakultetit përkatës.
SHËNIM: Studentët me mesatare 9 deri në 10, të cilët përfitojnë përjashtim apo reduktim nga tarifa vjetore e studimit (kriteret 11 dhe 12 sipas formularëve përkatës për aplikim), nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga Sekretaria Mësimore.
Adresat email janë:
- Për Fakultetin e Muzikës, Nermin Zebi - kryetardege.fm@uart.edu.al
- Për Fakultetin e Artit Skenik, Enela Mastori - kryetardege.fas@uart.edu.al
- Për Fakultetin e Arteve të Bukura, Arta Dashi - kryetardege.fab@uart.edu.al
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Nëntor, 2024.
Në vijim gjeni formularët:
- FORMULAR APLIKIMI - Përjashtimi nga pagesa e tarifës së shkollimit, BACHELOR
- FORMULAR APLIKIMI - Reduktimi 50% nga pagesa e tarifës së shkollimit, MASTER
Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:
UNIVERSITETI I ARTEVE