Prezantim për Rrjetin Kombëtar të Bibliotekave
Ditën e mërkurë, më 23 Tetor, 2024, në mjediset e Bibliotekës së Universitetit të Arteve u zhvillua prezantimi “Aplikimi në praktikë i moduleve të sistemit të integruar të menaxhimit të Bibliotekës së Universitetit të Arteve dhe arkivimi digjital; Sfida dhe Arritje.”
Ky aktivitet u organizua nga Qendra e Trajnimit e Bibliotekës Kombëtare, ku Biblioteka e Universitetit të Arteve, e cilësuar ndër Bibliotekat më të suksesshme në Shqipëri përsa i takon implementimit të sistemeve të TIK në proceset e punës dhe të shërbimit, mikpriti në mjediset e saj përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Bibliotekave.
Punonjësit e bibliotekave shqiptare u njohën nga afër me teknologjitë e zbatuara dhe të përdorura në Bibliotekën e Universitetit të Arteve, sistemin e menaxhimit të integruar “KOHA” të zbatuar në vitin 2011 dhe sistemin e arkivimit digjital “DSPACE” të zbatuar në vitin 2012, ashtu si edhe një historik të evoluimit të përpjekjeve për automatizim dhe digjitalizim të proceseve dhe shërbimeve të bibliotekës, me pikënisje që nga viti 2003.
Referimi i temave nga ana e Drejtueses së Bibliotekes, Znj. Miranda Bakiasi dhe demostrimi në praktikë nga ana e punonjëseve, Znj. Sonila Katiaj dhe Znj. Sidorela Metaj, u prit me shumë interes nga pjesmarrësit.
Në përfundim të takimit u zhvillua edhe një tur në mjediset e fondeve të hapura dhe të mbyllura të Bibliotekes.
Falenderojmë për mbështetjen në realizimin me sukses të këtij aktiviteti Rektoratin e Universitetit të Arteve dhe në veçanti personelin e Sektorit të TI.
FOTO GALERI