<

Konkursi YMER SKËNDERI

Konkursi i Interpretuesve “Ymer Skënderi” organizohet për herë të parë në Universitetin e Arteve.

Ky konkurs ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj studentë pranë UART dhe nga të gjitha shkollat e ngjashme në botë, si dhe promovimin e Universitetit të Arteve në arenën mbarëkombëtare dhe më gjerë.

Konkursi do të zhvillohet në dy faza:

  1. Konkursi brenda kategorisë ku do të ndahen tre çmime;
     
  2. Konkursi për Çmimin e Madh ku do kualifikohen vetëm fituesit e çmimit të parë sipas kategorive. 


Konkursi ndahet në 6 (gjashtë) kategori ku çdo kategori mban e emrin e një muzikanti të shquar i cili ka kontribute të rëndësishme, jo vetëm si artist por edhe në drejtim të mësimdhënies pranë Konservatorit të Tiranës, Institutit të Lartë të Arteve më vonë Akademia e Arteve sot Universiteti i Arteve, kategori të cilat janë:

  • A. Kategoria Violinë - “Ibrahim Madhi”;
  • B. Kategoria Harqe-Kitarë, që përfshin Violë, Violonçel, Kontrabas dhe Kitarë - “Gjergj Antoniu”;
  • C. Kategoria Tastierë që përfshin Piano dhe Fizarmonikë Klasike - “Tonin Guraziu”;
  • D. Kategoria Frymë - “Viktor Shiroka”;
  • E. Kategoria Kanto - “Gaqo Çako”;
  • F. Kategoria muzikë Dhome ku përfshihen të gjithë instrumentistët të cilët mund të konkurojnë me grupe të muzikës së dhomës deri në Oktet – “Simon Gjoni”


Çmimet e Konkursit ndahen sipas kategorive, ku jepen 3 (tre) çmime për çdo kategori për fazën e parë. 

Çmimi i Madh "Ymer Skënderi" i jepet fituesit të fazës së dytë ku konkurojnë fituesit e çmimit të parë për çdo kategori.


Juritë e konkursit përbëhen nga personalitete të shquara të fushave përkatëse, shqiptarë ose të huaj, të cilët përzgjidhen nga Dekanati i Fakultetit të Muzikës. 
 

Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë nga Universiteti i Arteve dhe IAL të ngashme nga e gjithë bota, të cilët vërtetojnë se janë studentë gjatë kohës së zhvillimit të konkursit dhe/ ose nxënës të shkollave artistike.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përbëhet nga formulari i aplikimit, dokument identifikimi me fotografi dhe një dokument i lëshuar nga institucioni ku studion kandidati/ ja që vërteton specialitetin e studimit dhe vitin e studimeve. 

Afati i fundit për aplikim është 10 ditë përpara fillimit të konkursit. Edicioni i I-rë nuk ka pagesë (Fee) për regjistrimin dhe pjesëmarrjen.

 

Shfletoni programin e plotë të konkursit duke klikuar këtu.

Aksesoni formularin e aplikimit duke klikuar këtu.