Zhvillimi i konkurseve të pranimit, raundi 4
NJOFTIM I RËNDËSISHËM mbi organizimin e konkurseve të pranimit për raundin e IV-të të ciklit të parë Bachelor, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve, të cilat kanë kuota të lira:
Në datat 30 Tetor - 5 Nëntor, 2024, në orarin 08:00-16:00, kandidatët regjistrohen pranë Fakultetit përkatës, sipas kuotave të lira të shpallura në UALBANIA;
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në konkurs, është:
- Mandati i pagesës i tarifës së konkurrimit,
- Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës.
Në datat 5 dhe 6 Nëntor, 2024, zhvillohen konkurset e pranimit në Fakultetet e Universitetit të Arteve, për raundin e IV-t.
Në datën 6 Nëntor, 2024, shpallen konkurrentët fitues.
Në datën 7 Nëntor, 2024, kryhet regjistrimi i kandidatëve fitues pranë Sekretarive Mësimore.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim, është:
- Diploma e shkollës së mesme dhe lista e notave e printuar nga e-Albania (vulosur elektronikisht) ose përndryshe Diploma dhe lista e notave e shkollës së mesme e noterizuar,
- Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit,
- Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës,
- Dy fotografi.
Për informacion më të zgjeruar ju ftojmë të shfletoni:
- Urdhrin e Rektorit "Për marrjen e masave për organizimin dhe administrimin e konkurseve të pranimit referuar Urdhrit të përbashket MAS-QSHA-RASH nr. 161 dt. 25/10/2024, për vitin akademik 2024-2025 në Universitetin e Arteve".
- Urdhrin e përbashket MAS-QSHA-RASH nr. 161 dt. 25/10/2024 "Për disa ndryshime në Urdhrin e përbashkët nr. 112 datë 05/07/2024 "Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2024-2025"
Falemnderit!