Delegacioni i UART në TOR VERGATA, Romë

Në datat 16-17 Dhjetor, 2024, nje delegacion i Universitetit të Arteve i përbërë nga Rektori, Prof. Dr. Erald BAKALLI, Prof. Kastriot ÇAUSHI, Prof. Pjetër GURALUMI dhe Prof. Asoc. Alert ÇELOALIAJ, realizuan një vizitë pune, me ftesë të Prof. Dr. Giovan Battista FIDANZA, Drejtor i Kursit të Doktoratës për Trashëgiminë Kulturore pranë Departamentit të Historisë, Trashëgimisë Kulturore, Edukimin dhe Shoqërinë, të Universitetit të Studimeve të Romës TOR VERGATA.

Përgjatë takimeve u nënvizua mbështetja institucionale e qeveritare për ndërkombëtarizimin e programeve të studimit nga ana e Rektorit Bakalli, ndërsa Drejtori i Departamentit, Fidanza, tregoi gatishmërinë për nisjen edhe të një drejtimi të ri të bashkëpunimit ndër-institucional, përveç Doktoratës së dyfishtë, atë të mobiliteteve Erasmus+, KA 171.

Prof. Pjetër Guralumi, njëkohësisht doktorant pranë Kursit të 38 të Doktoratës për Trashëgimi Kulturore, hodhi idenë e zgjerimit të fokusit të kërkimeve edhe në diasporën shqiptare nga Mesjeta e në ditët tona, ide, të cilën Prof. Fidanza e vlerësoi edhe si një mundësi e mirë për të hartuar projekt propozime në kuadër të programit Horizon Europe.

Prof. ÇAUSHI, si Rektori firmosës i Marrëveshjes për Doktorata të përbashkëta mes dy institucioneve tona, vlerësoi maksimalisht klimën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar mori pjesë gjithashtu në përurimin e ciklit të parë të Doktoratave në Accademia Nazionale del Arte Drammatica "Silvio D'Amico" Romë dhe në ceremoninë e shpalljes së Çmimit Kombëtar të Artit Dramatik, ku përveç Drejtoreshës Daniela Bortignoni, përshëndetën Presidenti Gianni Letta, Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Luca De Fusco dhe autoritete të tjerë nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit të Italisë.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>