<

Miratimi i raportit vjetor, 2024

Më datë 13 janar 2025, në sallën “Ibrahim Madhi” të Universitetit të Arteve u zhvillua mbledhja e përbashkët e Senatit Akademik dhe Bordit Administrativ. 
 
Tematika kryesore e mbledhjes ishte raportimi dhe miratimi i raportit vjetor të punës për vitin akademik 2023-2024. Ky raport përmbante një analizë të detajuar të realizimeve, sfidave dhe objektivave të përmbushura gjatë vitit të kaluar akademik. Raporti u shqyrtua nga të dy organet drejtuese të universitetit, Senati Akademik dhe Bordi Administrativ. Në përfundim të mbledhjes, raporti u miratua nga të dy organet. 
 
 
FOTO GALERI