<

Takim i GVB në kuadër të akreditimit

Në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Perkusion” dhe Bachelor në “Muzikë Jazz”, të Fakultetit të Muzikës, Sektori Mësimor dhe i Kurrikulës organizoi një trajnim të rëndësishëm me Grupet e Vlerësimit të Brendshëm dhe studentët e këtyre programeve. Ky trajnim kishte si qëllim njohjen e thelluar me kërkesat dhe kriteret e akreditimit, si dhe përgatitjen e grupeve për realizimin e një vlerësimi të plotë dhe objektiv të programeve të studimit.

Gjatë trajnimit, u theksuan aspekte kyçe të procesit të akreditimit, duke përfshirë standardet e cilësisë akademike, objektivat dhe rezultatet e pritura për secilin program. Një pjesë e rëndësishme e këtij trajnimi ishte angazhimi i studentëve të këtyre programeve përgjatë periudhës së akreditimit. Takimi me studentët e degëve të Perkusionit dhe Muzikës Jazz të cilët janë në qendër të këtij procesi, shërbeu për të diskutuar vlerësimet e tyre për cilësinë dhe mundësitë për përmirësimin e këtij procesi.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm për të siguruar një akreditim të suksesshëm dhe për të garantuar një nivel të lartë cilësie, duke kontribuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të përgatitjes profesionale të studentëve në fushën e Perkusionit dhe Muzikës jazz.


FOTO GALERI