<

Mbështetja e Studimeve të Doktoratës - AKKSHI

THIRRJE PËR APLIKIME PËR MBËSHTETJEN E STUDIMEVE TË DOKTORATËS
(Kohorta e I-rë 2025)

Të nderuar kolegë, ndjekës të ciklit të tretë të studimeve,

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur thirrjen për aplikime për mbështetjen e studimeve të doktoratës.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të aplikimit në zyrat e AKKSHI-t është data 15/10/2025.

Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë zyrës së Zv. Rektorit, Prof. Arian Paço, brenda datës 10/10/2025.

Për më shumë informacion shikoni thirrjen e AKKSHI-t dhe gjeni bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar të aplikimit.