<

Aplikimet Master, 2025

Aplikimet për në programet e studimit të ciklit të dytë të studimeve Master, me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, për vitin akademik 2025-2026, bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve deri më datë 03 tetor, 2025.

Kandidati/ ja paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij/ saj dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Diplomën dhe listën e notave/ suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të ciklit të pare të studimeve;
  • Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA;
  • Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr. 2 (të Udhëzimit Nr.12, datë 30.06.2023);
  • Deklaratën sipas shtojcës nr.1;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë); 
  • Dy fotografi personale;
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit


Për t'u njohur me rregulloret dhe kriteret e konkurseve të pranimit, kandidatët ftohen të vizitojnë respektivisht faqet e gjendura në lidhjet e mëposhtme:

 

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë "Master Profesional", "Master i Shkencave" dhe "Master i Arteve", të ofruara nga Fakultetet e Universitetit të Arteve, do të zhvillohen në datat 8 deri më 10 Tetor, 2025.


Për detaje të mëtejshme mund të informoheni pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit përkatës.

Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni Urdhrin e Rektorit nr. 111 datë 22/09/2025.

 

Falemnderit!