<

Rezultatet, konkurset 2025 në UART, Raundi i III-të

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 157, datë 03.06.2025, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2025-2026”,

në përfundim të Raundit të Tretë publikohen në vijim listat e konkurrentëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit për vitin akademik 2025 - 2026, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara:

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Në zbatim të Urdhrit të Përbashkët Nr. 157, datë 03.06.2025,

Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat 23 deri më 24 Tetor, 2025, kohë kur të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e III-të dhe janë shpallur fitues, do të mund të kryejnë procesin e regjistrimit në Universitetin e Arteve, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në Sekretaritë Mësimore të secilit Fakultet ku kanë konkurruar.


Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë Sekretarisë Mësimore (përkatëse) për t'u regjistruar në Universitetin e Arteve, është:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Diplomën e Matuturës Shtetërore dhe certifikatën e notave të printuar nga e-Albania (noterizimi nuk është i nevojshëm), ose fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore, dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese / diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
  • Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e Sekretarisë Mësimore të Fakultetit në momentin e regjistrimit.
  • Dy fotografi personale në formatin 4x6.
  • Mandati i pagesës i tarifës së regjistrimit.