<

Takim informues, zgjedhjet e Këshillit Studentor

Sot në ambientet e Universitetit të Arteve u zhvillua takimi informues me studentët në kuadër të procesit të zgjedhjeve për Këshillin Studentor të UART, të cilat do të zhvillohen në 21 Nëntor, në zbatim të Urdhërit të Rektorit nr. 126 datë 16.10.2025 Për marrjen e masave për zhvillimin e zgjedhjeve të Këshillit Studentor në Universitetin e Arteve.

Gjatë këtij takimi, Sektori Mësimor dhe i Kurrikulave, njohi studentët me të gjitha hapat që parashikon procesi, nga shpallja e zgjedhjeve, afatet për konstituimin e Komisioneve Zgjedhore Studentore, hartimi i listave të votuesve, deri tek procedurat e kandidimit, të parashikuara në Rregulloren për Zgjedhjet e Këshillit Studentor në UART. Rëndësi iu vu transparencës dhe përfaqësimit të drejtë të studentëve si dhe përfshirjes së gjerë në jetën akademike të universitetit.

Në takim ishin të pranishëm gjithashtu tre Zëvendës Dekanët e fakulteteve të UART të cilët nënvizuan sërish rëndësinë e këtij procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke inkurajuar të gjithë studentët të marrin pjesë aktivisht në zgjedhje, si një mundësi e vlefshme për të kontibuar në zhvillimin e jetës studentore dhe në përfaqësimin e drejtë të interesave të tyre në strukturat vendimmarrëse të universitetit.


FOTO GALERI