<
Këshilli i ri Studentor
Më datë 09.12.2025 u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të ri Studentor të Universitetit të Arteve, i cili do të ushtrojë mandatin e tij dyvjeçar, si rezultat i procesit zgjedhor të përfunduar së fundmi në UART.
Gjatë mbledhjes, përmes votimit të fshehtë, anëtarët e Këshillit zgjodhën mes tyre Kryetarin dhe Nënkryetarin, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të veprimtarisë së strukturës së re përfaqësuar nga:
- Enea Trimi - Kryetar i Këshillit Studentor (Fakulteti i Arteve të Bukura)
- Trista Lulo - Nënkryetare e Këshillit Studentor (Fakulteti i Artit Skenik)
- Elfrida Mema - Drejtuese e Këshillit Studentor për Fakultetin e Muzikës
- Melisa Sinakoli - Anëtare e Këshillit Studentor për Fakultetin e Muzikës
- Rei Kita - Anëtar i Këshillit Studentor për Fakultetin e Muzikës
- Edison Lleshi – Anëtar i Këshillit Studentor për Fakultetin e Artit Skenik
- Ariton Pollozhani - Anëtar i Këshillit Studentor për Fakultetin e Artit Skenik
- Sara Gjoshi - Anëtare e Këshillit Studentor për Fakultetin e Arteve të Bukura
- Aejda Durishti - Anëtare e Këshillit Studentor për Fakultetin e Arteve të Bukura
Në këtë takim mori pjesë edhe Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli, i cili përshëndeti anëtarët e sapozgjedhur, i uroi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për të qenë mbështetje e vazhdueshme. Ai theksoi rëndësinë e adresimit të problematikave studentore në mënyrë institucionale, përmes forcimit të zërit dhe përfaqësimit të studentëve.
Në vijim, u diskutuan disa çështje me rëndësi për jetën akademike dhe artistike të studentëve, duke përfshirë: përmirësimin e komunikimit me strukturat institucionale, rritjen e mbështetjes për studentët, forcimin e bashkëpunimeve artistike dhe kulturore mes tre fakulteteve të UART, nxitjen e projekteve të përbashkëta që ndërtojnë ura komunikimi dhe krijimtarie etj.
Takimi u zhvillua në një atmosferë dialogu të hapur dhe bashkëpunimi, duke vendosur bazat për një përfaqësim aktiv, konstruktiv dhe të përgjegjshëm të studentëve në Universitetin e Arteve.
FOTO GALERI


.jpeg)

