
Konkurs - Logo e Re e Universitetit të Arteve
Në bazë të Urdhrit të Rektorit nr. 153, datë 18.12.2025, shpallet konkursi për përzgjedhjen e logos zyrtare në kuadër të 60-vjetorit të themelimit të Universitetit të Arteve.
Logoja fituese do të përdoret në të gjitha materialet propagandistike dhe promovuese që do të përgatiten dhe do të shoqërojnë aktivitetet e 60-vjetorit, si dhe në dokumentacionin zyrtar gjatë vitit kalendarik 2026.
Konkursi është i hapur për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 23 janar 2026, ora 14:00.
Shpallja e logos fituese do të bëhet më 30 janar 2026, ora 14:00.
Organizimi dhe administrimi i procesit të konkursit, përfshirë përcaktimin e kritereve, udhëzimet teknike mbi logon, adresën për dorëzimin e aplikimeve dhe ngritjen e Komisionit të Vlerësimit, do të realizohet nga Fakulteti i Arteve të Bukura.
Të gjitha të drejtat mbi logon fituese i kalojnë Universitetit të Arteve.
