<

Takim bashkëpunimi ndërmjet UART dhe WBU

Ditën e enjte, më dt.15.01.2025, Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli mirëpriti në zyrën e tij Rektorin e Universitetit privat “Western Balkans University”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv, duke reflektuar vullnetin e ndërsjellë për forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy universiteteve. Në fokus të këtij takim ishte gjetja e pikave të përbashkëta dhe mundësive konkrete për realizimin e një marrëveshje ndërinstitucionale, e cila synon të nxisë bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor në plan afatgjatë.


FOTO GALERI

 

<<Kthehu - Tjetra>>