Salla Black Box
Ne vitin 1994, fondacioni Soros ofroi donacion per nje projekt te plote e te kompletuar per kriimin e nje teatri eksperimental, ku teknikat do te ishin bashkekohore. Nje vit me vone filloi adaptimi i ambjenteve per realizimin e tij. Projekti per teatrin pas perfundimit te ndertimit u pezullua per mungese fondesh, por rifilloi ne vitin 2000, kesaj rradhe duke u mbyllur me sukses.
Sot salla e “Black-Box” eshte nje salle moderne ku eksperimentohen nga studentet forma te ndryshme teatrore. Aktualisht ne te zhvillohen aktivitete te ndryshme teatrore e kulturore, kryesisht projekte te viteve te 3-ta dhe te 4-ta te fakultetit te Artit Skenik, por gjithashtu edhe aktivitete te tjera.
Kjo salle ka nje strukture teknike te plote me aparatura profesionale ndricimi dhe fonie. Skena me nje siperfaqe 10m x 8m eshte funksionale, me nje sistem gride-tubacionesh te kryqezuara ne tavan ku fiksohen prozhektoret, perdet, dekoret etj.
Sipari eshte me hapje elektrike. Ka nje strukture te levizeshme per cikloramen e cila ngushton ose zgjeron thellesine e skenes.
Prozhektoret jane manuale, por me aksesore kontrolli pool operation.
Audienca eshte e vendosur ne platforma te shkallezuara qe realizojne nje kend shikimi normal per cdo spektator ne salle. Ka gjithsej 195 poltrona komode per spektatoret.
Ka sistem kondicionimi qe realizon kushte te mira ajrimi dhe temperature ne salle, me nivel te paperfillshem zhurme.
Ka dy dhoma zhveshje dhe grimi, te paisura edhe me banjo e dushe.
Teatri eksperimental B-box eshte i perbere nga 2 salla:
• Salla e madhe me dimensione 24m x 12m x 6m
• Salla e vogel me dimensione 12m x 10m x 6m
Teknika e kontrollit ndricim e foni per te dyja sallat eshte e vendosur ne nje kabine kontrolli te vetme qe i dominon te dyja.
Paisjet e ndricimit ne sallen e madhe:
Pulti i ndricimit Strand Lighting-MX 48 – paisje dixhitale kontrolli me 48 kanale-2 presets, 192 skena (mundesi programimi), sound to light, efect library, flash per cdo kanal dhe skene.
Dimmerat Strand Lighting - LD 90 Paisje permanente, 24 kanale x 2.5 kw.
Prozhektoret Strand lighting:
- Prozhektore 2000w pool operation (6 cope)
- Prozhektore 1000w pool operation (20 cope)
- Prozhektore 500w (10 cope)
- Prozhektore flood per cikloramen (6 cope)
- Profiler 2000w (1 cope)
- Profiler 1000w (2 cope)
Paisjet e fonise:
- Mikseri Spirit Folio 16/4/2
- Amplifikatore Inter M 2 x 1000w (2 cope)
- Bokse Dass RF 212 800w LF + 200w HF (4 cope)
- CD player (1 cope)
- Double Deck (1 cope)
- DAT (1 cope)
- MD player recorder (1 cope)
- Mikrofone me kondesator superkardioide BEYER (4 cope)
- Mikrofone dinamike kardioide SM 58 SHURE (2 cope)
Paisjet e ndricimit ne sallen e vogel:
Prozhektoret Strand lighting:
- Prozhektore 1000w pool operation (10 cope)
- Prozhektore 500w (50 cope)
- Profiler 650w (2 cope)
Paisjet e fonise:
- Mikser Spirit Folio 8/4/2
- Amplifikatore 2 x 200w (1 cope)
- Bokse 150w LF + 50w HF (2 cope)
Pergatiti materialin,
Ing. Gezim Sulaj
Kontakt Black Box:
Valbona OSTRENI
Administratore Salla Black Box
Tel: +355 68 902 4234
Email