Takimi Ndërkombëtar Gorizia
Më datë 25 Nëntor 2009 në Gorizia, Itali, Progetto Musica në Monfalkone organizon Takimin Ndërkombëtar mbi Strategjitë e Bashkëpunimit ndërmjet Akademive dhe Konservatorëvë Muzikore dhe mbi Ndikimin e Muzikës në Zhvillimin Human dhe Ekonomik.
Qëllimi i takimit është vendosja e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe ndërmjet Akademive e cila do të sjellë shkëmbimin e Profesorëve dhe studentëve nëpërmjet masterklaseve, koncerteve dhe të tjera aktiviteteve muzikore me karakter mësimor, bashkëpunime në kuadër të programeve të Komisionit Europian si dhe shfrytëzimi i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Nei Suoni Luoghi”, si një strukturë që mund të kontribojë në realizimin e projekteve të bashkëpunimit.
Në këtë takim Akademia e Arteve përfaqësohet nga Prof. Asoc. Petrika Afezolli, Zëvendës Dekan i Fakultetit të Muzikës.