<

Transform

Akademitë e Arteve/Universitetet e Evropës Juglindore në temën “Transform në Artin e Edukimit”

Pjesmarrës:

Universiteti i Arteve të Bukura “Mimar Sinan “ i Stambollit, Turqi
Akademia Kombëtare e Arteve, Sofje, Bullgari
Akademia e Arteve, Sarajevë, Bosnje Hertzegovina
Universiteti i Lubjanës, Slloveni
Akademia e Arteve të Bukura e Universitetit të Zagrebit, Kroaci
Aristoteli Universiteti i Selanikut, Greqi
Universiteti Kombëtar i Artit, Bukuresht, Rumani
Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë
Universiteti i Shkupit, Fakulteti i Arteve të Bukura, Maqedoni
Universiteti i Arteve të Beogradit

Tema e aktivitetit u quajt Transform gjë që në përmbajtjen e vet do mund të bënte të dukshme stratigrafinë kulturore të këtyre shkollave të artit dhe diferencat ekstra gjeografike të vetë zhvillimit të vetë shkollave. Kjo panoramë e përshkuar nga Transform si bosht ideor u realizua nëpërmjet një shfaqjeje të gjerë të një ekspozite ndërpavjonesh ku dhe u bë dukshëm dukuria dhe diversiteti i shëndrrimit dhe up date të vetë shkollave të artit.U vunë në pah zhvillimet tradicionale tashmë të njohura në strukturat shkollore dhe gjithsesi dhe prirjet e mediumeve te reja në art. Gjithashtu përmes tavolinave të hapura u vu në dukje një erë e re në shpeshtimin e këmbimit të eksperiencave në art nga rrethana krejt të ndryshme si gjeografike po aq dhe shpirtërore dhe konstitucionale. Ky TRNS në boshtin e vet nënkupton lëvizje kulturore ndërkufitare si në rrafshin e lëvizjes të eksperiencave të zakoneve dhe shprehive nacionale përdrejt dhe dritës dhe raporteve subjektive në art gjithashtu dhe respektivisht të përhapjes së një botkuptimi të ri të mësim dhënies kundrejt zhvillimeve të sotme mjaft të vrullshme teknollogjike. Riciklimi në disa etapa i këtij eventi do të bëjë të mundur që në një cikël rrethor në të gjitha shkollat respektive të rrotullohet prekja e këtyre vëndeve për ta bërë më kompetitiv dhe prekës këto ide. Një temë tjetër me interes qenë dhe ideja e një frymëmarrje të kulturës në një rrafsh dhe më global të artistëve të rinj duke tejkaluar kufinjë kulturor dhe kufinjë fizikë ndërshtetesh. Ekspzita do jetë e hapur për një publik të gjerë nga 15 nëntor 2009 deri në 15 janar 2010. Akademia e Arteve të Bukura u Përfaqësua nga Seksioni i piktures, nga seksioni i skulpturës, nga seksioni i tekstilit dhe modës, nga seksioni i multimedias dhe seksioni i grafikes.

Pjesmarrjen e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë e Përfaqësuan:

Prof. Ascc. Sadik Spahia, si Dekan i Fakultetit
Prof. Ascc. Vladimir Myrtezai Grosha, Kurator
Genc Mulliqi, pedagog kurator
Zharion Xhexhka, student