<

Vizita ne Prishtine

Me ftesë të Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Arteve, një delegacion i Akademisë së Arteve zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë në datat 10, 11, 12 Mars. Delegacioni u perfaqesua nga Prof. Petrit Malaj - Rektor I Akademise se Arteve, Prof. Asc. Artan Peqini - zv/Rektor dhe Prof. Milto. Kutali - pedagog.

Gjate vizites u organizuan takimet si më poshtë:

Takim me Dekanin e Fakultetit të Arteve, Prof. Asc. Adem Rusinovski dhe zv. Dekanët e Fakultetit të Arteve:
- Prof. Asc. Haqif Mulliqi - Arti dramatic
- Prof. Asc. Valbona Petrovski - Muzikë
- Prof. Asc. Hajrush Fazlliu - Arti Figurativ

Diskutimet me kolegët u përqëndruan kryesisht për bashkëpunime konkrete të studentëve e pedagogëve të të dy shkollave tona si në planin metodiko-artistik, ashtu edhe në atë të projekteve. Vizita në mjediset e të tre specialiteteve dhe takimet me studentët krijuan nje pamje të plotë të Fakultetit.

Gjithashtu u realizua një vizitë në Galerinë e Arteve të Kosovës dhe takim me drejtorin z. Fahredin Spahija. Ideja e kësaj vizite ishte për të parë mundesinë e organizimit të ekspozitave te përbashkëta në ambientet e kësaj galerie.

Në Rektorat u organizua takimi me Rektorin e Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Mujë Rugova si dhe me zv/ Rektorin Prof. Asc. Dr. Enver Kutllovci dhe Dekanin e Fakulteteve të Arteve, Prof. Asc. Adem Rusinovski.

Pas nje bisede të dy Rektorëve mbi vullnetin e përbashkët për të mbështetur këtë iniciativë u realizua firmosja në prani të dy delegacioneve dhe të medias e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Arteve Tiranë, nga Rektorët përkatësisht Prof. Mujë Rugova dhe Prof. Petrit Malaj.


 

:::. Marrëveshja e Bashkëpunimit