<

Marreveshje bashkepunimi

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me Universitetet dhe Akademitë e Arteve të rajonit, Akademia e Arteve në Tiranë e përfaqesuar nga Rektori, Prof. Petrit MALAJ, dhe Universiteti Aristotel i Selanikut përfaqesuar nga Zv/ Rektor, Prof. Athanasia TSATSAKOU, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre.
Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e stafit akademik si edhe në studime kërkimore në fusha që paraqesin interes reciprok.

Marreveshja do të konkretizohet me anë të Programeve të Punës që do të hartohen si rezultat i bashkëpunimit të grupeve të punës.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të vijojë me vizita në Institucionet respektive.


Marreveshja (pdf)