<
Konkurset e Pranimit 2010-2011
Në mbështetje të Udhëzimit Nr.19, datë 15.07.2010 “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit për konkurim në disa programe te studimit të Ciklit të Parë me kohë të plotë në institucionet Publike të Arsimit të Lartë, viti akademik 2010-2011”, si dhe në zbatim të VKM Nr. 586, datë 07.07.2010 "Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, Cikli i Parë i Studimeve me kohë të plotë dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2010-2011", ju bëjmë me dije se:
Në Akademinë e Arteve regjistrimet për konkurs fillojnë në datat 24-26 gusht 2010, ora 08.00-18.00, pranë Sekretarive Mesimore të Fakulteteve.
Konkurenti për regjistrim duhet të paraqesë këto dokumenta:
- Dokument identifikimi (fotokopje KID, pasaporte, ose çertifikatë familjare)
- Kërkesë për specifikimin e programit të studimit
- Tarifa e regjistrimit në të gjitha programet e studimit është 5.000 (pesëmijë) lekë, e cila do arkëtohet nëpërmjet sistemit bankar për llogari të Akademisë së Arteve. Studenti do te paraqese mandat-arketimin e pageses gjate regjistrimit.
Periudha e regjistrimit për kandidatët nga trojet do jetë 24-26 gusht 2010, në orën 08:00-18:00.
Studentët që vijojnë një program të dytë studimi do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit.
Për të gjitha programet e studimit në Akademinë e Arteve, datat e zhvillimit te konkurseve të pranimit do të jenë 02-07 Shtator 2010. Paraqitja e konkurentit për zhvillimin e konkursit do të jetë në orën 8:00.
Për sqarime të mëtejshme do të paraqiteni pranë Sekretarive Mesimore të Fakulteteve në Akademinë e Arteve.
Ju Falemnderit!