<

Konferenca per shtyp

Ditën e mërkurë më datë 22.09.2010 në Akademinë e Arteve u organizua një konferencë shtypi e cila kishte qellim shpalljen e Programit “ Qyteti i Arteve”.

Rektori i Akademisë së Arteve, Prof. Petrit MALAJ, njohu përfaqesuesit e mediave dhe të pranishmit pedagogë e studentë me qëllimin dhe objektivat e këtij programi i cili themelohet për herë të parë dhe mbështetet në fonde të akorduara nga Qeveria e Shqipërisë, program i cili  është në funksion të realizimit të projekteve artistike nga studentët dhe stafi akademik pranë Akademisë së Arteve.

Prof. Malaj theksoi se Programi “ Qyteti i Arteve” jo vetëm do të shpërfaqë vlerat e potencialit krijues të pedagogëve dhe studentëve të Akademisë së Arteve dhe do të aktivizojë studentë të sapodiplomuar, por do të sjellë vlera dhe kontribute të veçanta në jetën artistike të kryeqytetit.

Gjithashtu gjatë kësaj konference u shpall edhe thirrja për aplikimin e projekteve të cilat mund të jenë nga të gjitha fushat e krijimtarisë artistike në Muzikë, Art Skenik dhe Artet e Bukura.
 

Për informacione më të detajuara mbi afatet dhe mënyrën e aplikimit shikoni rubrikën: “Qyteti i Arteve”