<

Vizita e Kryeministrit ne Akademine e Arteve

Akademia e Arteve u vizitua sot në ditën e parë të vitit të ri akademik nga Kryeministri i vendit, Prof. Dr. Sali BERISHA dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Prof. Myqerem Tafaj.

Rektori i Akademisë së Arteve, Prof. Petrit MALAJ, në përshëndetjen e tij falenderoi Z. Kryeministër në emër të trupës akademike dhe studentëve për vizitën e Tij në këtë ditë të veçantë dhe mbështetjen e Tij në realizimin e projektit “ Qyteti i Arteve”.
Gjithashtu Z. MALAJ përshëndeti dhe uroi veçanërisht studentët që ulen për herë të parë në auditorët e Akademisë së Arteve.

Fjala përshëndetëse e Rektorit të Akademisë së Arteve Prof. Petrit MALAJ.

Pedagogë dhe studentë të Akademisë së Arteve përshëndetën me një performancë artistike në Sallën e Madhe të Akademisë së Arteve.

Z. Berisha duke përshëndetur nga Akademia e Arteve studentët dhe pedagogët në të gjithë Shqipërinë, theksoi se kultura dhe identiteti i një kombi janë sinonime të njëri- tjetrit.

Përshëndetja e Kryeministrit, Prof. Dr. Sali BERISHA.

Duke garantuar se mbështetja e tij ndaj Akademisë së Arteve do të jetë e madhe, kryeministri shprehu bindjen se me këtë mbështetje dhe me seriozitetin, pasionin dhe talentin e studentëve dhe trupës pedagogjike, Akademia do të mund të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme rajonale të artit.
 

Në përfundim, Rektori i Akademisë së Arteve dhe stafi i tij shoqëruan kryeministrin Berisha në përurimin e mjediseve të rikonstruktuara të Fakultetit të Ateve të Bukura, si dhe ne nje vizite ne galerinë e Akademisë, në te cilën ishin ekspozuar punime të studentëve në gjini të ndryshme të artit si pikturë, skulpturë, stilim, etj.