<

Ceremonia e fillimit te vitit te ri akademik 2011-2012

Ditën e hënë, më datë 10.10.2011, në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve u zhvillua ceremonia e fillim vitit të ri akademik 2011-2012.

Kjo ditë ishte domethënëse për të gjithë studentët  dhe pedagogët e këtij institucioni sepse mbyll një epokë 20-vjecare gjatë së cilës Akademia e Arteve shënoi emrin e saj në fushën e arsimit dhe të artit, dhe shënon fillimin e një rruge te re për Universitetin e Arteve, plot sfida për të vazhduar reformat e ndërmarra deri tani në fushën e arsimit të lartë.

Ky universitet si mision të tij do të ketë ofrimin e studimeve universitare të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në fushën e artit dhe të kulturës, zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit, formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e të kulturës, thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e të kulturës, kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar e tejçuar artin dhe kulturën, ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë, qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, hapi këtë ceremoni duke përshëndetur studentët dhe pedagogët për këtë arritje të madhe si edhe duke ju uruar atyre suksese ne vitin e ri akademik.

Fjala e plote e Rektorit te Universitetit te Arteve (pdf)


Foto Galeri