<

Ekspozita NEW ORLEANS - FOTOREPORTAZH

Ekspozita “NEW ORLEANS” - FOTOREPORTAZH 
Fotograf: Edvin Çelo, Kurator: Ardian Isufi

Ekspozita “FJALA”, pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Tiranë në Galerine FAP si pjesë e projektit Qyteti i Arteve ne Universitetin e Arteve me artistët dhe pedagogët Ardian Isufi, Fatos Lubonja, Gazmend Leka, Genc Përmeti, Najada Hamza, Vladimir Myrtezai-Grosha, u prezantua në Galerine "Collins C. Diboll", Universiteti Loyola, New Orleans - USA, në kuadër të programit për shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet shkollave, ku Fakulteti i Arteve të Bukura prezantohet për herë të dytë koordinuar nga Prof. Najada Hamza dhe Lea Cristina.

Në këtë ekspozitë morën pjesë studentë nga atelietë e Tekstilit & Modës, Multimedias dhe Grafikës me punime në teknika të ndryshme, dhe gjithashtu u realizua nje bisedë mbi fenomene dhe problematika të artit bashkëkohor Shqiptar si dhe mbi politikat arsimore dhe artistike për studentët. I gjithe ky proçes dhe kjo eksperiencë artistike është dokumentuar në një këndvështrim të veçantë nga fotografi Edvin Çelo në cikle fotosh që ndajnë ngjarje dhe kujtime te lidhura ngushtësisht me takime, vizita, apo emocione urbane nën vëzhgimin delikat të artistit emergjent, duke sjelle jo vetem psikologjinë e personazheve karakteristike të New Orleans por edhe psikologjinë e këtij qyteti të “dehur” nën ritmet magjike te Blues & Jazz.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 27 – 29 Shkurt 2012 në Galerine FAP.