<
Njoftim
Transferimi i studimeve në vite të ndërmjetme, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2012-2013:
Bazuar në Ligjin Nr.9741 datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 35; në Statutin dhe Rregulloren e UA, Universiteti i Arteve ofron mundësi transferimi studimesh midis programeve të të njejtit cikël, si dhe nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.
Procedura për aplikim për transferim studimesh në Universitetin e Arteve, për vitin akademik 2012-2013, është:
- Aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Arteve bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e Universitetit te Arteve (nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione).
- Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri më datë 17.09.2012.
- Për aplikim për transferimin e studimeve në Universitetin e Arteve, është i nevojshëm dokumentacioni i mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti (Formulari gjëndet në Zyren e Protokollit ne Rektoratin e UA, ose mund ta shkarkoni duke klikuar ketu)
- Plani dhe programi i studimit.
- Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë).
- Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
- Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
- Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
- Transferimi i studimeve ne Universitetin e Arteve vlen aktualisht edhe per ata studente qe vazhdojne studimet në një Akademi private.
- Fotokopje e kartës së indentitetit.
R E K T O R I
Prof. Petrit Malaj