<

Evente ne UART

Rektori i Universitetit të Arteve, Prof. Petrit Malaj, ka pasur nderin të vlerësojë me çmimin “Mirënjohje” miken e vjetër të shkollës sonë, Znj. June Emerson, shtetase e Mbretërisë së Bashkuar, për kontributin e dhënë në mbështetje të muzikantëve shqiptarë dhe pasurimit të koleksioneve muzikore në Bibliotekën Shkencore te Universitetit të Arteve.

Znj. June Emerson është njohur me muzikantët Shqiptarë që në vitin 1991, që nga ky vit dhe ne vazhdimësi ka dhënë mbështetje të veçantë si financiare ashtu edhe materiale. Gjithashtu Znj. Emerson ka bërë të mundur botimin e veprave të shumë kompozitorëve Shqiptarë dhe ka ndihmuar në promovimin e tyre jashtë kufijve. Një mbështetje e veçantë e saj ka qenë për Bibliotekën e Universitetit të Arteve, ku ka ndihmuar në pasurimin me literaturë muzikore të printuar dhe elektronike, nderkohe qe shtëpia e saj botuese i ka dhuruar dhe vazhdon t'i dhurojë botimet e saj Bibliotekës së Universitetit tonë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Rektori i Universitetit te Arteve, Prof. Malaj u shpreh:

”Znj. June Emerson, ne do ju jemi mirënjohës kurdoherë për dashurinë, inkurajimin dhe përkushtimin tuaj ndaj gjithë muzikantëve shqiptarë dhe Institucionit tonë.”

Mes emocioneve të shumta në marrjen e çmimit, Znj. Emerson falënderoi Institucionin për vlerësimin, si dhe muzikantët që i kanë dhënë gjithmonë dashuri dhe përkushtim me punën e tyre.

Prof. Asoc. Fatos Jaho, së bashku me klasën e Fagotit, luajtën disa pjesë muzikore për nder të Znj. Emereson.


Foto Galeri